Header

Juventusi në karantinë, del testi për Ronaldon

Skuadra e Juventusit po kalon momente aspak të mira, njëjtë si Italia e cila është prekur masivisht nga koronavirusi.

121 persona, mes të cilëve, lojtarë, staf teknik, drejtues dhe bashkëpunëtor nga klubi i Juventusit janë vetë futur në karantinë menjëherë pasi Daniele Rugani rezultoi pozitiv me Covid-19.

Taniëm kanë dalë edhe testet për yllin e Juventusit Cristiano Ronaldo, i cili ndodhet në Portugali.

Ylli i Juventus nuk rezulton të jetë prekur me koronavirus.

Sipas gurvenrnatorit të Maderia, Ronaldo nuk ka asnjë shans të jetë infektuar: “Nuk mund të flas për këto gjëra për arsye të privatësisë por mund t’iu siguroj se situata është analizuar dhe për momentin nuk ka asnjë shans të që të jetë infektuar, por ashtu edhe familja e tij”-ka thënë ai.

You may also like ...