Jennifer Lopez kishte një surprizë për publikun, kur solli në skenë vajzën e saj 11-vjeçare Emme gjatë performancës së saj elektrizuese në Miami të dielën, në finalen e “Super Bowl 2020”
Vajza e vogël doli nga një kafaz i rrumbullakët dhe ishte pjesë e një kori të fëmijëve të veshur në mënyrë identike, por u desh të shkëputej prej tyre për të filluar një performancë solo.
Vajza, më pas iu bashkua nënës së saj për një interpretim të këngës “Let’s Get Loud” nga albumi debutues i Jennifer në vitin 1999, ku pjesë e tij ishte edhe kënga “No Me Ames”, që ajo e këndon në duet me babanë e Emme.
Emme është një yll dhe mesa duket do të ecë në gjurmët e mamit.