Header

Jetmiri-Orit: “Të mëshiroj për injorancën znj. deputete”

Me largimin e tij të bujshëm nga “Big Brother Vip Albania 3”, Jetmir Salaj duket se nuk po i del e keqja me produksionin, dhe në një “luftë” të hapur me reagimet e tij nga Instagrami, ish-banori vë në dyshim transparencën e tij.

Pasi “Vëllai i Madh” i refuzoi kërkesën për të qëndruar pa folur në shtëpi, Jetmiri është përplasur në studio “live” me prezantuesin, Ledion Liço dhe opinionistët.

Në përballjen me ta, ish-banori nënkuptoi se i është bërë padrejtësi në mënyrën sesi e kanë paraqitur lojën e tij, si në montazh dhe ndërprerjen e të drejtës së fjalës me banorët e tjerë. Për t’iu përgjigjur opinionistët e cilësuan argumentin e Jetmirit, “viktimizim” dhe “fantazi”.

Ndërkohë, ish-banori ka sulmuar përmes një postimi në “Instastory”, Ori Nebijajn njëherësh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke u shprehur se është një turp dhe mëshiron injorancën e saj.

“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj, Deputete”, shkruan Jetmiri në një postim.

Ai gjithashtu ka sulmuar edhe të ftuarit e kësaj jave në Fan Club, pjesë e stafit të “TCH” të cilët “denigruan” figurën e Jetmirit pas largimit nga “Big Brother Vip”.

You may also like ...