Header

Jennifer Lopez rrezikon kontratën prej 90 milionë dollarësh në Las Vegas!

Jennifer Lopez mund të humbasë një koncert me vlerë pothuajse 100 milionë dollarë pasi albumi dhe turneu i rikthimit nuk kanë patur suksesin që pritej, duke e lënë marrëveshjen e saj nw Las Vegas në pikwpyetje..

“MGM po e sheh që nuk po ecën mirë”, tha një burim për “The New York Post”. “Ata janë shumë nervozë. Është shumë e rrallë që të kesh një turne të dobët dhe më pas të shkosh në Vegas”.

Lajmi vjen pasi albumi “This is Me… Now” nuk arriti objektivat e pritura, duke bërë që jo një, jo dy, por shtatë koncerte të saj të anulohen për verën e 2024-ës. Pra, pasi fillimisht ishte në rrugën e duhur për 90 milionë dollarë, kjo tani mund të ulet në 45 milionë dollarë për shfaqjet, që tregojnë një rënie të konsiderueshme në vlerësimin e saj nga promotorët.

Shitjeve të dobëta i shtohen raportet se martesa e saj me Ben Affleck wshtw nw krizw, pasi ata rrallë janë parë së bashku për më shumë se një muaj.

You may also like ...