Jennifer Lopez ka dhënë detaje mbi marrëdhëniet e saj abuzive në të kaluarën në dokumentarin e saj të ri e mjaft emocionues, “The Greatest Love Story Never Told”.
“Ka pasur njerëz në jetën time që thonin ‘të dua’ dhe më pas nuk bënin gjëra që ishin në përputhje me fjalën ‘dashuri’”, zbulon ajo në “The Greatest Love Story Never Told”.
Artistja, e cila nuk e identifikoi se kush e kishte dhunuar në të kaluarën tha se ndjehej sikur po ‘ecte nëpër mjegull’ ndërsa përpiqej të dilte nga situata ‘e ashpër’.
Këngëtarja e “Let’s Get Loud” kujton një terapist një herë që e kishte pyetur se si do ta trajtonte një situatë abuzive nëse do t’i ndodhte vajzës së saj dhe Jennifer tha se për këtë, ishte tepër e qartë: “Do t`i thoja largohu menjëherë dhe mos e kthe më kokën prapa, por për mua vetë ishte kaq e turbullt dhe e ndërlikuar.”
“Të të vërtisin, nuk është ndonjë kënaqësi. Dua të them, nuk kam qenë kurrë në një lidhje ku të jemrrahur, faleminderit Zotit, por padyshim që më kanë keqtrajtuar e kam pasur disa gjëra të tjera të pakëndshme. Mungesë e madhe respekti”.
Në kujtimet e artistes të vitit 2014, “Dashuri e vërtetë”, ajo shkroi se ishte abuzuar “mendërisht, emocionalisht, verbalisht”, por nuk përmendi emrin e askujt.
Ylli ka qenë në romanca të profilit të lartë me Puff Diddy, Alex Rodriguez dhe Casper Smart.
Më parë ajo ka qenë e martuar me Ojani Noa, Cris Judd dhe Marc Anthony.
- “Flowers” e Miley Cyrus kryeson listën globale të IFPI si kënga më e shitur në botë
- Adele anulon përsëri koncertin, irritohen fansat: “Nuk kemi milionat për t’i dhënë linjave ajrore”