Header

Jennifer Lopez ecën një hap pas Ben Affleck, dhe ka një arsye!

Jennifer Lopez ka dhënë një intervistë në emisionin “Live with Kelly and Mark”, ku ka promovuar filmin e saj më të fundit “The Mother”. Gjatë intervistës ajo pati rastin të flasë për aspekte të ndryshme të jetës së saj dhe marrëdhënien me Ben Affleck.

Gjatë bisedës ajo zbuloi arsyen se pse vazhdimisht shihet duke ecur pas burrit të saj. E vërteta është se kjo ndodh pasi ai është më i gjatë se ajo. “Ai është më i gjatë, ka krahë më të gjatë, kështu që unë eci një hap prapa për të bërë diferencën”, tha Lopez për “Live with Kelly and Mark”.

JLo foli edhe për komentet e bëra nga bashkëshorti i saj për veshjen e saj në Met Gala 2023. Ajo nuk shoqërohej nga partneri i saj, Ben Affleck, por ai dha mendimin e tij për zgjedhjen e veshjes së gruas së tij për këtë rast. Ai është pyetur nëse do të preferonte një pamje më seksi, dhe ai u përgjigj “jo”.

Edhe pse Beni i jep herë pas here këshilla mode, JLo vendos vetë se ç’do të veshi, “Mendoj se ajo zgjedh atë që mendon se i duket më mirë apo çfarë i pëlqen në atë kohë”.

You may also like ...