Header

Jennifer Lawrence shpjegon arsyen pse veshi shapka me gisht në Kanë

Kur Jennifer Lawrence kaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, mori më tepër vëmendje se zakonisht falë shapkave me gisht. Aktorja sqaroi në një intervistë të fundit se nuk e kishte idenë e rregullave të veshjes në tapetin e kuq.

“Unë nuk po bëja një deklaratë politike, jo se nuk do ta bëja,” tha ylli i “Hunger Games”, duke shtuar se ajo “nuk e kishte idenë” se yjet e tjerë kishin veshur këpucë t sheshta ose kishin ecur zbathur në tapetin e kuq në shenjë proteste ndaj kodit të veshjes (jo këpucë të sheshta për gratë).

Jennifer Lawrence shpjegon arsyen pse veshi shapka me gisht në Festivalin e

“Këpucët e mia ishin shumë të mëdha,” shpjegoi Lawrence. “Vesha këpucë me takë kur u ngjita lart, por harrova që duhet të bëja një foto me ekipin.”

Aktorja ishte e sigurt që do të rrëzohej nëse i zbriste shkallët me këpucët me takë, ndaj i ndërroi me një palë shapka me gisht.

Për vite me radhë, organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë nuk lejojnë veshjen e këpucëve të sheshta për gratë.

Në vitin 2018, ishte Kristen Stewart kundërshtoi këtë rregull, duke hequr këpucët në tapetin e kuq. Julia Roberts gjithashtu eci zbathur për premierën e “Money Monster” në vitin 2016. Këtë vit, Cate Blanchett u shfaq zbathur.

You may also like ...