Header

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez pushime në Francë, unaza 2.5 milionë euro rrëmben të gjithë vëmendjen

Lauren Sanchez dhe biznesmeni miliarder, Jeff Bezos u fotografuan të premten duke vizituar Beaulie, një qytet bregdetar në Rivierën Franceze. Veç çiftit, vëmendje të madhe mori edhe unaza me gurë 20 karatësh në gishtin e saj.

Qyteti piktoresk është ndalesa më e fundit e çiftit në turin e tyre evropian, pasi ata kanë lundruar prej javësh në jahtin e Bezos-it prej 500 milionë eurosh.

Sanchez shihet në fotot duke mbështetur dorën e saj të majtë në një varkë, ndërsa unaza me vlerë rreth 2.5 milionë euro shkëlqente në rrezet e diellit. Ajo ishte e veshur me një fustan portokalli, ndërsa Bezos gjithashtu dukej elegant me një bluzë dhe xhinse të bardha.

Në maj u mësua se CEO i Amazon i propozoi Sanchezit pas pesë vitesh njohje. Propozimi erdhi në mes të udhëtimit të çiftit në Festivalin e Filmit në Kanë. Jeff filloi të takohej me 53-vjeçaren në janar të vitit 2019, pas ndarjes nga MacKenzie Scott.

Lauren Sanchez strolls hand-in-hand with Jeff Bezos in France | Daily Mail  Online

 

Lauren Sánchez flaunts engagement ring on vacation with Jeff Bezos

Jeff Bezos and Lauren Sánchez Take Romantic Date in the South of France  After Engagement

You may also like ...