Header

Janet Jackson nis turneun ”Black Diamond”

Janet Jackson rikthehet dhe këtë verë do të zhvillojë një turne, në mbështetje të albumit të saj të ardhshëm “Black Diamond”, që pritet të dalë në treg nga fundi i vitit.

Së bashku me hitet e reja, këngëtarja, e cila vitin e kaluar hyri në sallën e famës “Rock and Roll Hall of Fame”, do të festojë gjithashtu 30-vjetorin e albumit të saj “Rhythm Nation 1814”, që u publikua në vitin 1989.

Turneu “Black Diamond” fillon më 24 qershor në Miami dhe do të bëjë ndalesa në Tampa, Nashville, Boston, Çikago, Dallas dhe Los Anxheles, duke përfunduar në Tacoma dhe Uashington, më 23 gusht.

You may also like ...