Jennifer Lopez është ende “Jenny From the Block” – por ajo ndihet “më e bukur se kurrë”, falë Ben Affleck.
Këngëtarja është “më në fund në pikën ku do çdo pjesë të vetes së saj pafundësisht”, siç tha ajo në një intervistë të re me ‘Vogue’. “Çdo pjesë e imja, trupi im, zëri im, zgjedhjet e mia, madje edhe gabimet e mia”, tha 54 vjeçarja për revistën. “E gjithë kjo më bëri kjo që jam dhe më çoi këtu ku jam sot.”
Fituesja e Grammy shtoi se Affleck, 51 vjeç, e ka ndihmuar atë të “kuptojë vlerat e saj”.
Ajo shpjegoi, “Ndihem edhe më e qetë dhe rehat, gjë që më bën të ndihem edhe më e bukur se sa jam ndjerë ndonjëherë me dikë tjetër”.
Historia e dashurisë së çiftit nisi në vitin 2002 kur ata u fejuan pasi luajtën bashkë në “Gigli”. Edhe pse dyshja u ndanë në vitin 2004, ata u rilidhën në vitin 2021 dhe u fejuan përsëri vitin e ardhshëm, duke u martuar në Las Vegas në korrik 2022.
- Angelina Jolie fajëson liderët botërorë për atë që po ndodh në Gaza
- Mariah Carey nuk gjen paqe nga kënga e Krishtlindjeve, një padi e re çon këngëtaren në gjyq