Header

Italianët dalin në ballkon dhe këndojnë himnin

Pavarësisht se qeveria italiane ka marrë vendimin për të qëndruar në shtëpi për shkak të koronavirusit, virus që ka gjunjëzuar të gjithë Italinë, populli italian e konfirmon edhe një herë se nuk është e lehtë t’i gjunjëzosh. E gjithë Italia është futur në zonën e kuqe, ndërkohë që kudo mbizotëron heshtja.

Në këtë heshtje surreale të gjithë Italisë, në Napoli bëjnë përshtypje që qytetarët këndojnë himnin në shenjë shprese.
Në këtë video që shihni, qytetarët kanë dalë në ballkonet e banesave të tyre duke thyer heshtjen dhe duke u munduar sadopak t’u kthyejnë buzëqeshjen të gjithëve.
Video është bërë virale në të gjithë rrjetin.
A mund ta bëjmë edhe ne të njëjtën gjë, me himin tonë, ndërkohë që qëndrojmë në shtëpi?
https://www.facebook.com/watch/?v=817875522050461

You may also like ...