Italia i jep sot lamtumirën ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, i cili u nda nga jeta të hënën, pas një sëmundje të rëndë. E gjithë Italia sot është në zi kombëtare, ndërsa Parlamenti ka ndërprerë për një javë punimet. Flamujt e Italisë dhe të Bashkimit Evropian janë ulur në gjysmështize.
Funerali shtetëror do të mbahet sot në orën 15:00 në Duomo dhe do të drejtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.
Masat e sigurisë të vendosura për këtë rast janë shtuar në të gjithë Milanon. Piazza Duomo do të ruhet nga forcat e rendit. Presidenti italian Sergio Mattarella, Kryeministrja Giorgia Meloni, të paktën 32 zyrtarë do të jenë të pranishëm në ceremoni.
Të pranishëm do të jenë edhe krerët e shteteve të huaja, duke përfshirë kryeministrin hungarez Viktor Orban. Rreth dy mijë persona do të hyjnë në Katedrale për funeralin shtetëror të Silvio Berlusconit, ndërsa sheshi do të ketë një kapacitet prej rreth 10 mijë personash.
- Hailey Bieber mbështet Selena Gomez përmes një mesazhi publik
- Çmimet Golden Globe, tashmë me një pronar të ri