Header

Ish presidenti i Realit humb jetën nga Koronavirusi

Të shtunën ish presidenti i Real Madritit, Lorenzo Sanz, humbi jetën si pasojë e koronavirusit. 76 vjeçari ishte që nga e marta në terapi intensive për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi virusi.

“Babai im ndërroi jetë. Ai nuk e meritoi këtë fund në këtë mënyrë. Një nga njerëzit më të mirë, më të guximshëm dhe të zellshëm që kam parë në jetën time. Familja dhe Real Madrid ishin pasioni i tij”, ka shkruar djali i Lorenzos, Duran Sanz në Twitter.

Sanz ishte presidenti i Real Madritit nga viti 1995 deri në vitin 2000.

You may also like ...