Boris dhe Carrie Johnson janë në pritje të fëmijës së tretë. Gruaja e ish-kryeministrit bëri një postim në Instagram ku lajmëroi se është shtatzënë dhe mezi pret të takojë të voglën.
“Anëtarja e re e skuadrës do të na bashkohet pas disa javësh”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj, ku ka postuar një foto të saj duke ecur me djalin e saj tre-vjeçar dhe vajzën një-vjeçare. Në një foto të dytë djali i saj i përkëdhel barkun.
Carrie Johnson shkroi se ajo është ndjerë goxha e rraskapitur gjatë tetë muajve të fundit, por “po pret me padurim të takojë të voglin e saj”.
“Wilf është i emocionuar që do të bëhet sërish vëlla i madh dhe flet për këtë pa pushim. Ndërsa Romi nuk e ka idenë se çfarë po ndodh… Por ajo do ta mësojë së shpejti”, ka shtuar ajo në postimin e saj.
Dalja e fundit publike e Johnsons ishte në kurorëzimin e mbretit Charles në Westminster Abbey, ku ata arritën dorë për dore.
Tani ish-kryeministri Boris Johnson do të bëhet baba për herë të tetë.
- Beyoncé, Jay-Z blejnë shtëpinë më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në Kaliforni
- Ekspozohen veshjet e kurorëzimit të Mbretit Karlit III dhe Mbretëreshës Kamila