Header

Ish-gruaja e Dani Alves në një lidhje me Hakimin?

Ish-bashkëshortja e Dani Alves, Joana Sanz ishte në një klub nate në Madrid me superyllin e Paris Saint-Germain, Ashraf Hakimi.

Gazetarja Alexia Rivas së fundmi ka pohuar se ka parë Hakimin me Sanz në një klub nate.

“Hakimi ka bërë foto me të gjithë. Ai u pa i shëndetshëm, i shkujdesur, duke kaluar shumë mirë pranë Joana Sanz. Gjatë gjithë kohës pranë tyre kishte roje”, tha gazetarja e La Vanguardia.

Rivas shtoi se i kërkoi Joana Sanz konfirmimin nëse ishte vërtet në klubin e natës, por nuk mori përgjigje.

Më vonë, vajza bëri një deklaratë për Europa Press:

“Pse e shpik këtë? Nuk e kuptoj nga vjen një etje e tillë”.

You may also like ...