Header

Indonezi, fantazmat e karantinës

FILE PHOTO: Volunteers Deri Setyawan, 25, and Septian Febriyanto, 26, sit on a bench as they play the role of 'pocong', or known as 'shroud ghost', to make people stay at home amid the spread of coronavirus disease (COVID-19), outside the gate of Kepuh village in Sukoharjo regency, Central Java province, Indonesia, April 1, 2020. Picture taken April 1, 2020. REUTERS/Stringer NO RESALES. NO ARCHIVES.

Banorët e fshatit Kepuhi në Indonezi nuk janë ndërgjegjësuar akoma me masën e vetizolimit në shtëpi për mospërhapjen e koronavirusit.

Për këtë arsye, vullnetarë të zonës janë ngarkuar që të patrullojnë rrugët natën të veshur dhe të lyer si fantazma për të trembur kundërvajtësit.

Figura të tilla në folklorin indonezian dhe atë malajzian përfaqësojnë shpirtin e të vdekurve, dhe ideja duket se ka pasur efekt te banorët.

“Vendësit këtu ende nuk janë të ndërgjegjshëm se mund të ndalet Covid-19, prandaj jetojnë si në normalitet. E kanë të vështirë ta ndjekin udhëzimin për të qëndruar në shtëpi.”

“Që kur kanë nisur të shfaqen lugetërit, fëmijët dhe prindërit nuk largohen më nga shtëpia. Dhe njerëzit nuk rrinë më rrugëve pas lutjeve të mbrëmjes,” tregojnë kryeplaku i fshatit dhe një banor i zonës.

Indonezia ka bilancin më të lartë të vdekjeve në Azinë Lindore pas Kinës, me gati 400 viktima dhe mbi 4,500 të infektuar me koronavirus.

Presidenti i vendit, Joko Uidodo, i ka rezistuar vendimit për shpalljen e izolimit mbarëkombëtar dhe qeveria apelon më mirë publikun të praktikojë rregulla të distancimit social dhe të ruajë higjienën.

Disa fshatra dhe zona rezidenciale aplikojnë regjime më të rrepta për banorët duke ndalur hyrjen e të ardhurve nga qendrat e tjera.

Nga Universiteti i Indonezisë, studiuesit kanë parashikuar se vendi mund të shënojë 140 mijë viktima dhe 1,5 milionë raste brenda muajit maj nëse vijohet të mos ndalohen lëvizjet dhe tubimet e qytetarëve.

You may also like ...