Ura më e lartë hekurudhore është ndërtuar në Indi. Mediat e huaja shkruajnë se ura Chenap u ndërtua 359 metra mbi lumin me të njëjtin emër, në rajonin e kontestuar të Jammu dhe Kashmir.
Ajo është 1,315 metra e gjatë dhe është pjesë e një projekti më të gjerë infrastrukture për ta bërë Luginën e Kashmirit të arritshme për rrjetin hekurudhor indian.
Pas dekadave të punës së ndërtimit, ura do të hapet për vizitorët në fund të dhjetorit ose në fillim të vitit 2024, tha ministria e hekurudhave.
Lidhja hekurudhore e Kashmirit me pjesën tjetër të Indisë pritet të nxisë sektorët industrialë dhe bujqësorë të rajonit.
Ura dhe rrjeti më i madh hekurudhor do të jenë një tjetër fitore për zhvillimin e rajonit,” tha Majkëll Kugelman, drejtor i Institutit të Azisë Jugore të Qendrës Wilson.
- Historia pas varëses me diamant 100 karatësh të Dua Lipës në Met Gala
- Cristiano Ronaldo shpallet sportisti më i paguari për 2023