Header

“Iberikët” i falen 11-metërshave, Spanja shpallet kampione e UEFA Nations League

Pas 120 minutave lojë dhe goditjes së 12 penalltive, “iberikët” spanjollë të udhëhequr nga tekniku Luis de la Fuente janë shpallur për herë të parë në historinë e tyre, kampionë të UEFA Nations League.

Gjithçka u vendos nga Dani Carvajal, i cili shënoi penalltinë decisive pas 2 gafave kroate të Lovro Majer e Bruno Petkovic, duke shtuar një tjetër trofe të rëndësishëm evropian në listën e gjatë të “la furia roja”.

Kështu falë këtij triumfi, Spanja u bë ekipi i 3-të në histori që fiton këtë trofe, teksa kujtojmë se edicioni i parë u fitua nga Portugalia e Cristiano Ronaldo dhe i dyti nga “gjelat” francezë të Kylian Mbappe.

You may also like ...