Header

I shtruar në spital prej dy javësh, ish-kryeministri Fatos Nano del nga intubimi

FILE - Then Albanian prime minister and leader Socialist party, Fatos Nano, waves to supporters during the closing rally of the Socialist Party in Albania's capital Tirana on Friday, July 1, 2005. The Albanian government says the country's first post-communist prime minister is in hospital fighting for his life. Fatos Nano founded Albania's Socialist Party in 1991 and served three terms as prime minister. Nano, who's 70 years old, is in intensive care in a hospital in the capital, Tirana, where he's being treated for problems with his lungs. (AP Photo/Visar Kryeziu, File)

Ish-kryeministri Fatos Nano ka dalë nga intubimi dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Pas dy javësh i shtruar në spital, gjendja e Nanos vjen drejt përmirësimit.

Për t’i lehtësuar furnizimin me oksigjen, mjekët i kanë bërë hapje kirurgjikale të trakesë ku kanë vendosur një tub plastik në fyt. Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

Ish-lideri i PS u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ai u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.

 

You may also like ...