Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka folur vazhdimisht për tema nacionaliste, duke lobuar për të drejtat e shqiptarëve në shumë dalje te saj publike.
Së fundi, Lipa ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, e cila i ka quajtur emrigrantët shqiptarë ‘kriminelë’.
Në një intervistë për “Sunday Times”, këngëgarja tha:
“Sigurisht që dhembin të gjitha fjalët e hedhura rreth emigrantëve. Gjithmonë kam menduar se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë karakterizuese e qytetit. Është mendje-vogëlsi, por fatkeqësisht është edhe mënyra se si mendojnë shumë njerëz.
Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë se emigrantët po vinë e po marrin vendet e punës”, shtoi ajo.
“Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu kanë fituar paratë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk është nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”.- është shprehur Dua Lipa.
- “Përjetësisht”, projekti më i ri muzikor nga Luiz Ejlli
- Forbes rendit 100 gratë më të pasura në SHBA