Ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, moderatorja Kiara Tito ka hapur dhe ka marrë në administrim instagramin e ri të Luiz Ejllit. Mirëpo kjo nuk është pritur aspak mirë nga familjarët dhe miqtë e Luizit.
Që nga hyrja në BBVA, Luiz Ejlli ka mbledhur një numër të madh të ndjekësve në Instagram, të cilin tha se e kishte hapur shoqja e tij Jegerta. Mirëpo kjo llogari kaloi në administrimin e motrës së Luzit, e cila i vendosi emrin e saj në instagramin e vëllait.
Por, duket se Luizi gjatë qëndrimit në shtëpi këto ditë ka thënë ‘live’ se instagramin e tij do të donte ta mbante Kiara, e cila i ka hapur menjëherë një llogari të re të dashurit të saj, duke e quajtur si e vetmja faqe zyrtare e Luiz Ejlli.
Pa mbushur 24 orë nga hapja e llogarisë numërohen më shumë se 200 mijë ndjekës. Por, duket se ky vendim i të dashurës së Luizit është marrë pa patur pëlqimin e familjarëve të tij. Në një postim në kunati i këngëtarit ka ftuar të gjithë dashamirësit e Ejllit që të mos ndjekin asnjë llogari tjetër përveç asaj që që është haput që nisje të Big Brother, që sipas tij do të jetë vetë Luizi ai që do aktivizojë sapo të dalë nga shtëpia.
Qëllimi i Kiarës dhe miqve të Luizit është që deri në 6 Maj profili i Luizit të ketë 1 milion ndjekës, por se sa do të arrihet kjo mbetet për t’u parë. Ajo që vlen të theksohet është fakti se faqja e parë që numëronte më shumë se 600 mijë ndjekës duket se është mbyllur përfundimisht.
- “Isha i uritur, haja vetëm një vezë në vakt”, Richard Gere kujton kohën para se të bëhej i famshëm
- Pique mbërrin në SHBA për të takuar fëmijët por përballet me shumë probleme!