Këngëtarja e njohur Miley Cyrus disa muaj më parë ka treguar se ka hequr dorë përfundimisht nga turnetë muzikor.
Së fundmi përmes një videoje në TikTok ajo ka treguar se mori këtë vendim të rëndësishëm për karrierën e saj muzikore pasi sipas saj turnetë kanë një ndikim negativ në shëndetin e saj.
“Shfaqja është vetëm 90 minuta, por kjo është jeta juaj.”– tha këngëtarja.
30-vjeçarja shpjegoi se të performosh live ka të bëjë me trajtimin e egos tënde për të qenë aktive dhe është e vështirë për të që ta fikë dhe shpesh ka një ndikim jo të mirë në shëndetin e saj.
“Të kesh çdo ditë marrëdhënien mes teje dhe njerëzve të tjerë si subjekt dhe vëzhgues nuk është e shëndetshme për mua, sepse më fshin njerëzimin dhe lidhjen time me fansat, kjo gjë më largon inspirimin për të shkruar këngë”, u shpreh Miley.
- Një shënim dore nga Steve Jobs arrin rekordin, shitet mijëra dollarë
- Adele zbulon kuptimin e vërtetë të këngës ‘Set fire to the rain’