Beyonce nxitoi t`i bënte homazhet e saj lgjendës së muzikës, Tina Turner që ndërroi jetë një ditë më parë në Zvicër. Por ajo dhe i shoqi Jay-Z janë kritikuar nga fansat për mënyrën sesi i janë referuar abuzimit të këngëtares ng ai shoqi Ike Turner në hitin e tyre të vitit 2013, “Drunk In Love”.
Tina Turner, emri i vërtetë i së cilës ishte Anna Mae Bullock, u shua pas një sëmundjeje të paspecifikuar dhe teksti i reperit Jay-Z u rikthye në qendër të vëmendjes. Aty, ai thotë: “Unë jam Ike, Turner, kthehu / Bebe jo nuk luaj / Tani ha tortën, Anna Mae / Unë thashë haje tortën, Anna Mae” – gjë që çoi në një postim në Twitter ku shkruhej: “Një shembull tragjik i talljes së Tina Turner dhe shpërfilljes së abuzimit të saj”.
Lirika i referohet një momenti të mirë-dokumentuar në të cilin Tina, ende me emrin Anna Mae, ishte në një darkë me ish-bashkëshortin dhe kur fansat i kërkuan autografin e saj dhe jo të tijin, ai e sulmoi duke i futur tortën në gojë dhe i tha: “Ha tortë, Anna Mae”.
Skena u përsërit në filmin biografik të vitit 1993, me titull “What’s Love Got to Do With It”, në të cilin një debat midis Tinës së interpretuar nga Angela Bassett dhe Ike, rolin e të cilit e lunate Lawrence Fishburne, abuzohet fizikisht dhe ai e detyron atë të hajë tortën që kishte porositur në një restorant.
Pas referimeve të Beyonces se Tina ishte idhulli i saj muzikor, në Twitter vërshoi zemërimi i fansave, teksa shumë përdorues shkruan: “’Drunk In Love’ ishte një shembull tragjik i talljes së pakrahasueshme të Tina Turner dhe shpërfilljes së abuzimit të saj”.
“Ende nuk mund ta kapërdij faktin se Jay Z ka thënë ‘ha tortën Anna Mae, ha tortën’ në ‘Drunk In Love’. Kur kuptova se ishte referencë që Ike e detyroi Tinan të hante tortën gjatë një grindjeje mes tyre, një turp i madh”, shkruante një ndjekës. “Ende jam i zemëruar me Beyonce dhe Jay Z për atë referencë të abuzimit me Tina Turner… E dua Beyoncen, por ajo vepron në mënyrën e gabuar ndonjëherë. Si është Tina Turner një nga frymëzimet tuaja më të mëdha, por ju jeni mirë me Jay Z duke përdorur atë test në ‘Drunk in Love’”, vazhdon një tjetër. “Isha shumë i neveritur kur kuptova referencën. Ndalova së dëgjuari ‘Drunk in Love’ vetëm për këtë arsye… ‘Drunk In Love’, ishte një shembull tragjik i talljes së pakrahasueshme të Tina Turner dhe shpërfilljes së abuzimit të saj”, shkroi gjithashtu një komentues i revoltuar.
Kritikat vijnë pasi Beyonce u fshikullua edhe vitin që shkoi se kishte përdorur ofendime ndaj personave me aftësi të kufizuar në këngën e saj “Heated”, tekstin e së cilës e shkroi reperi kanadez Drake.
- Sa para ka fituar Tina Turner gjatë karrierës së saj?
- Rishfaqet në skenë Xhoana Nano, dhe duket në superformë