Hollivudi po përjeton grevën e parë të dyfishtë të shkrimtarëve, e cila filloi në maj dhe aktorëve që filloi në korrik, në 63 vjet. Mobilizimi i dyfishtë ka stopuar prodhime të shumta në Shtetet e Bashkuara dhe disa jashtë saj.
‘Paraliza’ e industrisë, po shkakton njëkohësisht dëm ekonomik për njerëzit që varen prej saj për mbijetesën e tyre.
Mësuesja e aktrimit Jessica Payne, duke folur për Reuters, tha se shumë nga studentët e saj dhe aktorët aspirantë po shohin ëndrrat e tyre “të ngrira”.
Aktrimi është një industri historikisht e vështirë, megjithatë, në kohë greve, pengesat shumëfishohen. Komiteti i negociatave i Shoqatës së Aktorëve të Ekranit (SAG-AFTRA) dhe komiteti i shkrimtarëve kanë punuar drejt një marrëveshjeje me Aleancën e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit (AMPTP), pa sukses.
Studiot e mëdha i karakterizojnë shumë nga kërkesat e tyre si të tepruara dhe të paarsyeshme.
Ndër të tjera, grevistët kërkojnë përmirësime të pagave, sidomos për aktorët e ardhshëm që nuk kanë shumë paraqitje.
- Publikohet dokumentari i ri i Princit Harry në Netflix
- Shakira do të nderohet me çmimin e rëndësishëm në MTV VMA 2023