Header

Halle Bailey në premierën e ‘Sirena e vogël’ zgjodhi të vishej nga Valdrin Sahiti

Valdrin Sahiti nuk kuron vetëm imazhin e disa prej yjeve më në zë shqiptarë, por po ashtu ka veshur edhe disa nga yjet më të mëdhenjë të Hollyëood. Kujtojmë këtu Cardi B, Paris Hilton, Beyonce etj.

Së fundmi ka bashkëpunuar me këngëtaren dhe aktoren Halle Bailey, për premierën e filmit të saj “Sirena e vogël”.

Fustani lidhet me temën e filmit, që do të jetë një version live-action (jo i animuar) i filmit të Disney-t të vitit 1989.

Andaj dhe veshja e Halle ishte e frymëzuar nga uji. Ngjyra me shkëlqim e bën më vezulluese pamjen, ndërkohë që fustani duket si lëkura e lëmuar e një krijese deti. Bishti në fund si sirenë lidhet edhe më shumë me filmin.

Faleminderit Halle Bailey që na zgjodhe ne për premierën botërore të ‘Sirena e Vogël’. Do të thotë shumë për mua dhe ekipin tim.” – shkroi Valdrin Sahiti në Instagram.

Premiera e shumëpritur e 'Sirena e vogël': H - Syri | Lajmi i fundit

You may also like ...