Header

Habit Kiara: I bën “Follow” Kejvinës nga Instagrami i Luizit!

Kiara i hapi disa ditë më parë një profil tjetër në Instagram Luizit, pasi llogaria ekzistuese që menaxhohej nga një mikeshë e tij, u mbyll në vazhdën e zërave për përplasje me Top Channel.

Moderatorja befasoi me lëvizjen e fundit të bërë nga ky profil ( i menaxhuar prej saj): Ajo i ka bërë follow Kejvina Kthellës.

Raportet mes tyre nuk kanë qenë nga më të mirat, dhe modelja ka folur hapur kundër saj në rrjetet sociale, madje pak javë më parë u shpreh se Kiara nuk e do Luizin dhe se gjithcka e bën t ëhir të lojës. Kejvina e cilësoi Kiarën  si banoren më fallco teksa ironizoi rikthimin e saj në BBVA, duke u shprehur se “lëpihet për tu dukur bukur në publik”.

Nga ana tjetër, pavarësisht shuplakës që i dha Luizit dhe që solli fundin e qëndrimit të saj në BBVA, Kejvina  ka treguar mbështetje ndaj këngëtarit me të cilin thotë se dëshiron të ketë raporte të mira kur ai të dalë nga shtëpia. Edhe Luizi vetë është shprehur se ia ka falur incidentin, e madje sipas tij, ajo mund edhe të kishte qenë finaliste po të ishte përmbajtur në atë rast.

You may also like ...