Ish-banori i Big Brother VIP, Alfio Rrotani teksa ishte brenda shtëpisë së madhe është rrëfyer për divorcin nga ish-partnerja e tij, Fatma Methasani.
Së fundmi në emisionin “Big Brother Fun Club” ishte shefi i kuzhinës Alfio Rrotani, teksa foli për eksperiencën që përjetoi në rrugëtimin e shkurtër në spektaklin televiziv “BBVA3”, Alfio u pyet edhe për marrëdhënien me Fatmën.
Konkurrenti i fundit i eliminuar nga Big Brother VIP, dha disa deklarata të forta. Ai tregon se ka ende emocione për ish-partneren. “Kam një lloj emocioni gjithmonë të mirë për të, edhe pse rrugët tona janë ndarë”.
Pjesë nga intervista:
Enxhi Nasufi: E ke takuar pasi dole?
Alfio: Jam takuar, përshtypjet kanë qenë nga më të mirat, normalisht nuk do e zhgënjeja te kjo pjesë
Enxhi Nasufi: Të ka lënë ndonjë porosi para se të hysh?
Alfio: Mos bëj budalliqe. Unë jam tip që në momentin që nevrikosem, nevrikosem shumë shpejt.
- Protestuesit hedhin supë në pikturën e Mona Lisas në Paris
- Kate Middleton del nga spitali 14 ditë pas operacionit