Header

Habit aktorja meksikane, Eiza Gonzalez: “Bukuria më ka dëmtuar karrierën”

Aktorja e njohur meksikane, Eiza Gonzalez pretendon se ka humbur shumë role në filma pasi ishte `shumë e bukur’.

Aktorja 34-vjeçare ka treguar se bukuria e saj në fakt e ka dëmtuar karrierën e saj, duke thënë se gratë latine mbahen në tjetër standard.

Më kujtohet që më thanë për shumë projekte, ‘Ajo është shumë e bukur për këtë. Është shumë atraktive për këtë rol’. Atëherë thosha, po Margot Robbie? Ajo është gruaja më tërheqëse dhe më e bukur që kam parë ndonjëherë në jetën time!”, deklaroi Gonzalez. Aktorja nuk dinte se çfarë të bënte me pamjen e saj dhe mendoi të rruante kokën në një përpjekje për të rritur perspektivat e saj. “Pata një krizë identiteti për një kohë të gjatë”, u shpreh 34-vjeçarja.

“Mendoja me veten, a duhet ta rruaja kokën. A duhej ta bëjë veten më pak tërheqëse, ose më shumë tërheqëse. A duhet të vishem më thjesht ose më ekstravagante ose ta mbulojë trupin”, theksoi Gonzalez mes tjerash.

Eiza González on '3 Body Problem' & Dating in Hollywood

Eiza González on '3 Body Problem' & Dating in Hollywood

You may also like ...