Stilistja Gigi Hadid, e cila është me prejardhje nga Palestina, vazhdoi të ofrojë mbështetje për vendin e saj pas sulmeve nga Qeveria Izraelite në rrjetet sociale.
“Izraeli çdo palestinas e sheh si ‘terrorist’, çdo person që mbështet të drejtat palestineze si ‘antisemit’ dhe çdo hebre që është kundër veprimeve të qeverisë si ‘i urrej veten’ – madje u them se të heqin dorë nga Judaizmi.
Pra, të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të gabuar përveç Izraelit? Nëse nuk do të ishte kaq e keqe dhe e shqetësueshme, do të ishte komike”, shkroi ajo në Instagram.
Siç është e njohur, në tetor u shfaq një mesazh shqetësues në profilin zyrtar të qeverisë izraelite për Gigin.
“Çkemi Gigi, historia tjetër është për ty. A ke fjetur gjatë javës së kaluar apo të është krejtësisht në rregull të bësh sikur nuk sheh që po
vriten foshnjet hebre në shtëpitë e tyre? Heshtja jote tregon se çfarë mendon. Të shohim”, ishte një pjesë e mesazhit.
Pas kësaj, ato publikuan një fotografi ku shihet një pjesë e dhomës së fëmijës dhe gjak në dysheme. “Gigi Hadid, nëse nuk e dënon këtë, fjalët e tua nuk kanë kuptim”, iu drejtuan ata.
- Fjalëkalimet më të përdorura në botë, sigurohuni që i juaji të mos jetë në listë
- ‘Ujëra blu të kristaltë’, Daily Star: Plazhet e Rivierës Shqiptare rivalizojnë Maldivet