Header

Gigi Hadid arrestohet për posedim lëndësh narkotike

Gigi Hadid nuk i nisi edhe aq mbarë pushimet e saj verore.

Supermodelja sapo kishte mbërritur me mikeshën e saj në Ishujt Kajman më 10 korrik kur u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts.

Sipas gazetës lokale ‘Cayman Marl Road’, pak pasi Hadid dhe mikesha e saj mbërritën me një aeroplan privat, zyrtarët e doganës dyshohet se gjetën mjete të përdorura për konsumin e lëndëve narkotike në bagazhin e tyre.

Hadid dhe shoqja e saj u arrestuan më pas si “të dyshuara për transportim dhe përdorim të lëndëve narkotike”, raporton gazeta, duke shtuar se më pas ato u dërguan në paraburgim, nga ku u liruan me kusht.

Dy ditë më vonë, më 12 korrik, Hadid dhe shokqja e saj u akuzuan zyrtarisht gjatë një paraqitjeje në gjykatë, ku u deklaruan fajtore dhe u gjobitën të dyja me 1000 dollarë, sipas ‘Cayman Marl Road’. Ato nuk përballen me asnjë akuzë.

“Gigi po udhëtonte me marihuanë të blerë legalisht në NYC me licencë mjekësore,” i tha përfaqësuesi i saj E!News. “Ka qenë gjithashtu e autorizuar për përdorim mjekësor në Grand Cayman që nga viti 2017. Arrestimi i saj është sqaruar dhe ajo shijoi pjesën tjetër të kohës në ishull.”

You may also like ...