George Clooney dhe gruaja e tij Amal thuhet se do heqin dorë nga Hollywood për hir të fëmijëve të tyre.
George dhe Amal kanë blerë një pronë të shekullit të 18-të me vlerë 8 milionë dollarë në Domaine du Canadel në rajonin e Provence të Francës, e cila kohët e fundit u bë rezidenca e tyre kryesore. Tani, sidomos që fëmijët e tyre janë 6-vjeç dhe do të fillojnë shkollën, ata po mendojnë për të ardhmen e familjes së tyre.
“Tani që fëmijët po fillojnë shkollën fillore, ata po mendojnë shumë seriozisht se ku duan të rriten” tha një burim i brendshëm për InTouch Weekly. “Ata mendojnë se një qytet më i vogël u ofron shumë më tepër fëmijëve të tyre, veçanërisht në aspektin e privatësisë. Ata mendojnë se Franca është vendi ku duan të rrisin fëmijët e tyre. Amal ka dashur të lëvizë prej vitesh. Ajo ndjeu se shtëpia e tyre në Liqenin e Komos ishte shumë e ekspozuar dhe nuk donte që fëmijët të shkonin në shkollë në Los Angeles apo Angli”.
George Clooney dhe Amal u takuan në vitin 2013 përmes një miku të përbashkët dhe u martuan në vitin 2014. Shtatë vjet më vonë ata mirëpritën binjakët e tyre, të cilët u quajtën Ella dhe Alexander.
- Romeo gdhend në trupin e tij tatuazhin kushtuar Heidit
- Sophie Turner: “Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe”