Header

Franca: ‘Koronavirusin e solli Juventusi’

Covid-19 në Francë, sipas një ish mjeku të klubit të Lion, e ka sjellë Juventus. Ndeshje e Champions League, Lion-Juve konsiderohet si “ndeshja zero”, ashtu siç është konsideruar sfida Atalanta-Valencia: “Kjo ndeshje nuk duhej zhvilluar, solli në Lion shumë tifozë nga e gjithë Italia, jo vetëm nga Piemonte, që deri në atë kohë nuk konsiderohej si një zonë e kuqe”, kështu është shprehur Marcel Garrigou-Grandchamp, ish mjeku i Lion në një intervistë për “L’Equipe”. Kjo teori është hedhur poshtë nga vetë L’Equipe që citon një studim të bërë nga Agjencia mjekësore në Lion e cila saktëson se numri i të infektuarve nuk lidhet më këtë ndeshje.

Ndryshe nga “L’Equipe”, e përditshmja tjetër sportive, “Le Parisin” po heton se shkak për përhapjen e shpejtë të coronavirus mund të jetë ndeshje PSG-B.Dortmund ku ultras të klubit francez u mblodhën të shumë në numër për të ndjekur dhe festuar suksesin jashtë stadiumit.

You may also like ...