Jennifer Lopez-it i mungon një aksesor kyç në një postim në rrjetet sociale duke nxitur më tej spekulimet që ajo dhe bashkëshorti Ben Affleck po shkojnë drejt divorcit.
Ylli i muzikës së fundmi nxiti spekulimet për një ndarje të mundshme pasi hoqi unazën e martesës për të promovuar linjën e saj të bukurisë.
Në një postim të bërë në Instagram-in e saj në “J.Lo Beauty” më 2 korrik, Jennifer është duke promovuar kompletin “Ultimate Body + Booster” për kujdesin e trupit. Në video këngëtarja shfaqet me produkte në duar por pa unazën e saj të me diamant që Beni i propozoi në vitin 2022.
Sipas burimeve marrëdhënia ka përfunduar prej muajsh por çifti ka qëndruar shumë hermetik duke mos bërë publike detaje rreth martesës së tyre. Disa media amerikane pohojnë gjithashtu se ata janë të ndarë që në muajin mars, gjë që bie në përputhje me faktin se Ben nuk u shfaq përkrah J.Lo gjatë turneut të shtypit për filmin e saj Atlas dhe në Met Gala.
- Euro 2024/ Vicente del Bosque: Spanja është favoritja kryesore, e mposhtim Gjermaninë
- Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të parë