Header

Fotografia e arrestimit të Justin Timberlake shndërrohet në vepër arti

Muajin e kaluar, Justin Timberlake, u arrestua për shkak se po ngiste makinën në gjendje të dehur.

Megjithatë, e gjithë kjo ngjarje ka marrë vëmendje të madhe në internet, e madje janë krijuar edhe ‘meme’ të ndryshme.

Por e gjeni dot çfarë ka ndodhur tani me të?

Sipas “New York Post”-it, fotoja e tij ndodhet në muzeun “Romany Kramoris” në Sag Harbor – qyteti i vogël ku ai u arrestua.

Pronari i muzeut u shpreh se kur artisti i veprës, Godfrey Lohman solli veprën (e cila ofrohet në disa ngjyra) në muze, reagimi i tij ishte:

O Zot! Kjo është fantastike! Është thjesht fantastike, duke shtuar se vepra shitet për 520 dollarë dhe do të jetë limited edition për verën.

Justin Timberlake's mugshot turned into art at Sag Harbor gallery after Hamptons DWI bust : r/Fauxmoi

You may also like ...