Opinionistja e ‘Big Brother VIP’ Zhaklina Lekatari po përflitet shumë lidhur me një nga komentet e saj në rrjete sociale ku tha se “ndihet e sigurt në një vend pa shqipe”, ndëkohë që ndodhej në Beograd.
Ajo që ka reaguar fillimisht ka qenë Nita Latifi, e cila e quajti “hipokrizi”, ndërkohë që edhe Fjoralba Ponari ka bërë një postim në Twitter lidhur me ngjarjen.
Së fundmi, edhe moderatorja Fjoralba Ponari e cilësoi çnjerëzore dhe antishqiptare deklaratën e Zhaklin Lekatarit se ndihet e sigurt në Serbi sepse aty nuk ka shqipe.
“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore. Një kujtesë e vogël, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10000 bije nënash, e përdhunuar mbi 20000 të tjera.”- shkroi në Tëitter moderatorja.
Ajo ka marrë një replikë edhe nga Zhaklina e cila i shkruan: “Pse nuk bërë asgjë kundër turmës shtazarake që më përdhunoi virtualisht për pesë muaj? Ku ishin statuset e tua?”
Komentit të saj Fjoralba i është përgjigjur duke thënë: “Këtu kanë qenë, janë dhe do jenë. Virtuale dhe jo vetëm. Më vjen shumë keq por nuk e kam përligjur kurrë dhunën, të asnjë forme, kundër askujt. Sikurse nuk pranoj analogji mes reagimeve të një tufe shpellarësh me masakrat e ’98.”
- Luiz Ejlli i jep fund miqësisë me shokët e vjetër
- Sonte në mbrëmje euroderbi Inter-Milan, bota “mban frymën”