Jason Momoa dhe Lisa Bonet janë zyrtarisht të divorcuar.
Një gjykatës i Los Anxhelesit dha vendimin e formës së prerë për martesën e dy aktorëve që ishin të ndarë prej vitesh.
Bonet dhe Momoa qëndruan të martuar për 7 vjet dhe kishin 12 vite bashkë përpara se të martoheshin. Aktorja kërkoi divorcin në muajin janar.
Ndarja e tyre daton më 7 tetor 2020 në dokumentet zyrtare. Ajo u bë publike në vitin 2022. Divorci vijoi sa më shpejt të ishte e mundur dhe pa kërkesa të vceçanta.
Asnjë prej tyre nuk përfiton mbështetje financiare pasi kanë rënë dakord të ndajnë asetet së bashku dhe do të gëzojnë kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tyre, vajzës 16-vjeçare dhe djalit 15-vjeçar.
Aktualisht Momoa është lidhur me aktoren e filmave “Hit Man” dhe “Father of the Bride”, Adria Arjona.
Bonnet ka qenë e martuar edhe më parë me yllin e rock-ut, Lenny Kravitz dhe ka një vajzë me të, aktoren Zoë Kravitz.
- Turistët që do mbledhin mbeturina në Kopenhagë, do shpërblehen
- Shakira do të performojë në finalen e ‘Copa America 2024’