Header

Film për jetën e Macron, Julia Roberts kërkohet për rolin e Brigitte

Një projekt i ri televiziv dëshiron të riprodhojë, në një version të dramatizuar, marrëdhënien e diskutueshme mes Emmanuel Macron, presidentit aktual të Francës, dhe gruas së tij, 24 vjet më e madhe se ai, Brigitte Macron.

Historia fillon në vitin 1992, kur 15-vjeçari Emmanuel Macron takoi për herë të parë mësuesen e tij, Brigitte Marie-Claude Trogneux, e cila më vonë do të bëhej gruaja e tij. Studioja më e vjetër e filmit në Francë, Gaumont, ka njoftuar se do të prodhojë një dramë me gjashtë pjesë për presidentin francez dhe gruan e tij. Macron ishte 29 vjeç dhe Brigitte 54 kur lidhën kurorë në vitin 2007

Dhjetë vjet më vonë, Emmanuel u bë president. “Brigitte, une Femme Libre” nuk ka ende një kast, por gjatë një diskutimi për filmin, Roselyne Bachelot, ish-ministrja e Kulturës së Francës, tregoi se cilët aktorë do të dëshironte të shihte në rolet kryesore.“Për momentin, po mendoj për Ryan Gosling, sepse shoh një ngjashmëri fizike mes Emmanuel Macron dhe Ryan Gosling”, tha ajo. “Mendova edhe Julia Roberts për rolin e Brigitte Macron”.

Nuk dihet sakaq nëse Julia do t`i thotë “po” këtij projekti. Skenari mban firmën e Bénédicte Charles dhe Olivier Pouponneau. “Brigitte Macron është një personazh magjepsës, doja një qasje romantike, pothuajse melodramatike, sepse i gjithë fati i saj frymëzon romancën”, tha Charles në një intervistë për Le Figaro.

You may also like ...