Header

Fifi bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e djalit

Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi janë bërë prindër. Ata kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre që e kanë quajtur Theo Mal.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vet artistja e cila ka postuar në Instagram një foto të këmbëve të të birit të sapoardhur në jetë.

“Evladi – Theo Mal Patushi 25.04.2023 !”- ka shkruar ajo krah postimit.

Fifi e ka mirëpritur djalin në jetë në SHBA, ku ndodhej prej disa javëve.

Kujtojmë që Fifi dhe i dashuri i saj, Adisi u njohën pasi këngëtarja la lojën në “Big Brother VIP” dhe ishte pikërisht ish-banori Kledi Hysa që i prezantoi.

You may also like ...