Modelja e njohur Arbenita Ismajli është bërë aktive pas ngjarjes së rëndë që i ndodhi me Feron. Ky i fundit ka përfunduar në burg, ku do kryejë 1 muaj paraburgim pasi akuzohet për veprën penale “dhunë në familje”.
Një ditë pas ngjarjes, Arbenita ka shkruar në rrjetin social “Instagram”: U ktheva”.
Mesa duket ajo s’do të komentojë më shumë për ngjarjen që u bë kryefjalë që prej ditës së djeshme.
Sipas mediave të Kosovës, dhuna është zhvilluar në banesën e tyre në Gjilan. Situata mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e forcës fizike. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur.
Ajo është larguar nga banesa bashkë me vajzën e vogël, Nina.
- Taulant Balla emërohet Ministër i Brendshëm i Shqipërisë
- Nis peticioni në internet, “DUA.COM” i bën thirrje kompanisë Google për ta njohur Kosovën