Dalja e papritur e Bardhit nga shtëpia e “Big Brother Vip” dhe deklarata me polemika e Sara Gjordenit, ka ngjallur debate dhe reagime në rrjet.
Me sa duket situata mes çiftit është e komplikuar për momentin.
Në postimet e fundit, ndërsa Sara e ruan foton e tij në faqen kryesore të “celularit” personal, Bardhi ende nuk i ka konfirmuar një “follow-back” ish-banores me të cilën nisi një romancë në shtëpinë më të famshme.
Së fundmi Sara ka publikuar në story, një foto nga “followers” e Saj duke i bërë thirrje Bardhit: Bëje follow, mos ki frik.
Lidhur me këtë situatë një reagim ka ardhur edhe nga ish-banori, Fatjon Kuqari i cili “shpërthen” ndaj Sarës duke e quajtur “paturpësi” për vëmendje çdo reagim që po bën.
Pas gjithë kësaj situate e cila u ndez pasi Sara për shkak të përplasjeve me menaxherin e Bardhit, Jetmirin, hodhi dyshime gjatë spektaklit se Bardhi nuk është larguar nga shtëpia për shkak të gjendjes së rënduar të nënës së tij por për shkak se familjarët e tij dhe bashkëngjitur menaxheri nuk janë dakord që ai të vazhdojë lidhjen me Sarën dhe për këtë kjo e fundit u zotua se do të tregojë të vërtetën.
- John Cena shfaqet nudo në skenën e “Oscars”
- ‘Oscars 2024’/ Fustani i zi i Margot Robbie ishte si një funeral për ‘Barbie’