Shakira është përballur së fundmi me kritika për postimin e saj.
Ndonëse publikimi i saj i fundit nuk u ka pëlqyer të gjithëve dhe ka bërë që ajo të humbasë ndjekësit në rrjetet e saj sociale.
Besnike ndaj parimeve të saj dhe e përkushtuar ndaj shoqërisë siç tregon zakonisht, këngëtarja nga Barranquilla ngarkoi një foto në Instagram për të festuar muajin për të drejtat e komunitetit LGBTQIA+, ose i njohur ndryshe si muaji i “Krenarisë”.
“Shpresoj që të gjithë të kenë pasur muajin më të mirë të Krenarisë (LGBTQIA)! Gjithmonë duke mbështetur barazinë, lirinë e dashurisë dhe miqësisë!”, ka shkruar Shakira.
Mirëpo publikimi nuk u prit mirë nga një pjesë e fansave dhe ka bërë që ajo të humbasë followers në rrjetet e saj sociale.
“Zoti im, çfarë po ndodh me botën”, “Përkrah degradimin e njerëzimit” , “Shakira, ti ke fëmijë, analizoji gjërat si një nënë e përgjegjshme dhe promovo etikën e duhur për mbrojtjen e fëmijëve”, ishin vetëm disa nga komentet.
- David dhe Victoria Beckham rikrijojnë veshjet e tyre të famshme ngjyrë vjollcë të dasmës!
- Vetëm Michelle Obama mund të fitojë përballë Trump, sipas një sondazhi të ri