Header

Euro 2024 | Spanja, skuadra më e fortë e grupeve

Pas 13 ditësh pa frymë futbolli, Euro 2024 zvogëlohet nga 24 skuadra në 16.

Faza e grupeve e Euro 2024 përfundoi dhe tashmë pas paraqitjeve të të gjitha skuadrave pjesëmarrëse, mund të bëhet edhe renditja e ekipeve më të forta.

Përpara turneut, ESPN renditi të gjitha kombet pjesëmarrëse nga 1-24 në rendin se sa gjasa kishin për të fituar Euro 2024. Tani, pas përfundimit të fazës së grupeve, ne do të renditim sërish 16 vendet e mbetura. Tetë skuadrat që janë eliminuar gjithashtu janë përfshirë dhe renditur sipas renditjes se sa mbresëlënëse ishin (ose, në disa raste, jo).

Në vend të parë është Spanja, si e vetmja skuadër me një rekord 100% në fazën e grupeve. Ne kemi parë disa rezultate të mëdha në Euro 2024, por performanca e vetme më dominuese dhe e parezistueshme u dha nga Spanja në atë që përfundoi si vetëm një fitore 1-0 ndaj Italisë.

Në vend të dytë, Austria. Surpriza e ofruar nga trajneri Ragnik ka luajtur një futboll të shkëlqyer dhe ka qenë tërësisht argëtues për t’u parë, me fitoren e tyre 3-2 ndaj Holandës.

Gjermania është në vend të tretë. Ai barazim me Zvicrën ishte e vetmja njollë në turneun e të zotëve të shtëpisë. Danimarka në raundin tjetër, duket si një fitore e arritshme pas së cilës gjërat mund të bëhen vërtet interesante.

Në vend të katërt, renditen zviceranët të cilët ishin të pafat në barazimin ndaj Gjermanisë, por megjithatë do të jenë të kënaqur me vendin e dytë në Grupin A dhe do të shijojnë shanset e tyre kundër Italisë në raundin tjetër. Italia ishte në vend të 6, Gjeorgjia në të 8, Portugalia në të 10, Holanda të 11 ndërsa Anglia në të 13.

Ndër 24 skuadrat pjesmarrëse, Shqipëria renditet në vendin e 21. Kuqezinjtë erdhën si ekip premtues pas kualifikueseve, por rezultati më i mirë ishte barazimi 2-2. Fundi i renditjes sheh Kombëtaren, Serbinë, Çekinë dhe Skocinë.

You may also like ...