Header

EURO 2024/ Sot Shqipëria sfidon Çekinë kryesuese, shqiptarët ‘pushtojnë’ Pragën

Vëmendja kryesore sot e shqiptarëve kudo që ndodhen është në Pragë, aty ku Kombëtarja shqiptare do të luajë në orën 20:45 sfidën e radhës kualifikuese të Euro2024 ndaj Çekisë vendase.

Çekia është kryesuese e grupit E me 7 pikë, 1 më shumë se Shqipëria, ndërsa tre dit pas sfidës në Pragë kuqezinjtë do të presin Poloninë në Tiranë dhe konkretisht në ‘Air Albania.”

Një numër i madh tifozësh ndodhet atje për të mbështetur dhe ndjekur nga afër ekipin tonë kombëtar në ndeshjen kundër Çekisë. Prej ditës së djeshme ata janë shfaqur tepër të motivuar dhe besimplotë tek ekipi i Silvinjos.

Që mbrëmë, por edhe paraditen e sotme, një pjesë e mirë e rrugëve të Pragës janë mbushur me tifozë kuqezinj, teksa në stadium sonte priten të jenë rreth 2 mijë të tillë. Nuk mungojnë këngët patriotike…

You may also like ...