Header

Është thirrur në gjyq? E zbulon Egla

Në ‘post Big Brother’, Egla është pyetur nga moderatori Ledion Liço nëse është thirrur për gjyq, ashtu siç u përfol pas deklaratave të saj brenda BBV për ngacmim seksual.

Egla tha se ende nuk është thirrur, por ajo është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj.

“Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do të jem gati. Jam duke folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra sesi u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frigonte, por më jepte ankth.

Gjëja më e rëndësishme, emocioni më i fortë tek unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do të më fusnin në burg. Më tha a do të fusin në burg, i thashë mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë”, tha Egla

 

You may also like ...