Header

Elvana Gjata ‘bën namin’ në stadiumin “Air Albania”, nga performancat “shpërthyese” te propozimi për martesë

Mbrëmjen e djeshme stadiumi “Air Albania” “u ngrit në ajër” nga ikona e muzikës shqipare, Elvana Gjata.

Koncerti recital “Dekada” i Elvanës mblodhi më stadium mijëra njerëz, të cilët shijuan të gjitha performancat me po të njëjtin entuziazëm dhe energji, sikurse kënga e parë. Na lejoni të themi që koncerti ishte vërtet madhështor dhe s’kishte si ndodhte ndryshe. Përveç Elvanës, e cila me hijeshinë, bukurinë dhe talentin që ka këndoi me shpirt dhe i dha jetë çdo këngë të repertorit të saj, qofshin ato dhe këngët më të vjetra, në skenë u ngjitën edhe disa artist të tjerë.

@albinspo

#elvanagjata #capitalt #dekada #airalbania #concert #albania #fyp? #viral

? original sound – R.alb

Duke nisur kështu nga fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli, te Capital T, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Ledri Vula e shumë e shumë artistë të tjerë.

@albinspo

#elvanagjata #mckresha #dekada #airalbania #stadium #concert #fyp? #viral

? original sound – R.alb

Por, përveç koncertit, edhe fansat e Elvanës kishin vendosur që këtë ditë të festivalit ta kthenin në ditën e tyre më të rëndësishme. Ka qenë pikërish një çift ata të cilët i thanë njëri-tjetrit “Po”. Në një moment të koncertit kamerat kapën momentin kur një djalë i propozoi të dashurës së tij për martesë, duke marrë kështu urimet e të gjithë sallës dhe pikërisht dhe të Elvanës, e cila mund të themi që u emocionua po aq sa dhe nusja.

@iconelvana

??? #elvanagjata #elvana #sielvana #elvanez #foryou #fypshqip #fyp? #fyp#??#elvanagjataconcert#dekada#shqiptaretneperbote???#elvanaalbum#trending#trendshqip#airalbaniastadium#trendingshqip

? original sound – Elvana Gjata

Koncerti madhështor i Elvana Gjatës është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Rama, që e ka shoqëruar videon me disa emoji me duartrokitje.

You may also like ...