Header

Elon Musk nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Miliarderi Elon Musk është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2024 nga një deputet norvegjez, i cili vlerësoi pronarin e platformës X si një “mbrojtës të vendosur të fjalës së lirë”.

Marius Nielsen, një anëtar i Partisë Progresistetë Norvegjisë, tha se ai emëroi Musk për shkak të “mbrojtjes së tij të palëkundur të dialogut, lirisë së fjalës dhe për shkak ai ofron mundësinë për të shprehur pikëpamjet e dikujt në ‘një botë gjithnjë e më të polarizuar’.

Nielsen vlerësoi gjithashtu Musk për sigurimin e Starlink për ushtarët ukrainas të cilët ishin në gjendje të vështirë pas pushtimit rus të vendit të tyre që filloi dy vjet më parë.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, pasuria e njeriut më të pasur në botë arrin në 213 miliardë dollarë. Në vjeshtën e vitit 2022, Musk bleu për 44 miliardë dollarë në Tëitter me qëllimin,  për të lejuar shprehjen e lirë të mendimit.

Përveç Musk, themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është gjithashtu kandidat për çmimin Nobel për Paqen, i cili u propozua nga parlamentarja norvegjeze e ekstremit të majtë të Partisë së Kuqe, Sophie Marhaug.

Sipas saj, Assange ekspozoi krimet e luftës perëndimore dhe kështu kontribuoi për paqen.

“Nëse duam të shmangim luftën, duhet të dimë të vërtetën për shkatërrimin që ajo shkakton. Assange zbuloi torturat dhe trajtimin çnjerëzor të të burgosurve të luftës. Ai e meriton Çmimin Nobel për Paqen”, tha ajo.

Muajin e kaluar Senatorja amerikane Claudia Tenney propozoi Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen.

Sipas Politico, Vladimir Putin (në 2020), Joseph Stalin (në 1945 dhe 1948) dhe Adolf Hitler (në 1939) janë nominuar në të kaluarën për Çmimin Nobel për Paqen.

You may also like ...