Header

Elon Musk bëhet baba për herë të 11, ky është emri i çuditshëm që i ka vendosur fëmijës

Fëmija i 11-të i Elon Musk u quajt Techno Mechanicus.

Emri i plotë i fëmijës, u zbulua në një përmbledhje të biografisë së ardhshme të manjatit të teknologjisë nga Walter Isaacson. Ky është fëmija i tretë që 52-vjeçari Musk ka bërë me këngëtaren kanadeze Grimes, 35 vjeç.

Megjithatë, pothuajse asgjë nuk dihet për foshnjën, duke përfshirë gjininë ose kohën e lindjes. Fëmija i parë i çiftit, X Æ A-12 erdhi në maj 2020 dhe i dyti, Exa Dark Sideræl, një vajzë, lindi nëpërmjet një nëne surrogate në dhjetor 2021.

Kohët e fundit, ka pasur spekulime se çifti janë ribashkuar pasi janë parë edhe pse veçmas  në resortin italian të Portofino në korrik.

Miliarderi thuhet se është një baba i përkushtuar dhe më parë ka thënë: “Gjithmonë përpiqem të rezervoj kohë për fëmijët e mi. Fëmijët janë vërtet të mrekullueshëm. Dua të them, 99 për qind të rasteve të bëjnë më të lumtur. Nga çdo gjë në jetën time, do të thoja që fëmijët më bëjnë më të lumturin”.

Elon Musk është martuar disa herë dhe ka 11 fëmijë.

You may also like ...