Header

Elita Rudi urim special në 1 vjetorin e djalit

Sot është një ditë mjaft e rëndësishme për reperin nga Peja, Gjikon dhe bashkëshorten e tij, prezantuesen Elita Rudi.

Kjo pasi djali i tyre, Zëri, feston ditëlindjen e parë dhe me këtë rast një urim i veçantë nga prindërit nuk ka munguar.Është vet moderatorja shqiptare, ajo e cila ka publikuar një video në Instagram, përmes së cilës uron të birin.Videoja përmbledh disa nga momentet e lumtura që nga lindja e Zërit e deri më tani.
“Dashuria ndaj fëmijës tënd është e vetmja herë që ti e kupton që fjalët janë shumë të vogla dhe nuk kanë vlerë të madhe për të shprehur dashurinë që ndjen brenda vetes. Të don nëna dhe babai sa më s’ka. E paq shëndetin e dashurinë gjithë jetën. Urime Zëri jonë”, ka shkruar krahas videos prezantuesja Rudi.
Gjiko dhe Elita kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit 2018 në një ceremoni madheshtore në Prishtinë.

You may also like ...