Header

Egli Tako flet për herë të parë publikisht për ndarjen nga Olsi Bylyku

Ndarja e Egli Takos dhe Olsi e Bylykut ka qenë një prej lajmeve më të komentuara të kësaj vere në titujt e mediave rozë, aq sa, as Olsi dhe as Egli nuk kanë gjetur paqe.

Pavarësisht që askush nuk prej të dyve nuk bëri asnjë deklaratë publike, titujt e panumërt e kanë shoqëruar jetën e tyre personale edhe pas ndarjes.

Ndonëse Egli ka folur disa herë me ndjekësit e saj për raportin e gjatë, të mbyllur tashmë me Olsi Bylykun, sot ajo ishte e ftuar në “Mos i bjer me Top” në Top Channel për të folur për herë të parë pas ndarjes 5-vjeçare.

E pyetur se si ndihet tani, Egli tha se është shumë mirë dhe po merret me veten.

Jam mirë. Ka qenë një periudhë ndryshe. Kam njohur veten time. Mendoj që jam falënderuese që ndodhi si moment, sepse realisht nuk do ta kisha njohur këtë anë timen, nëse nuk do të kisha qenë vetëm dhe nuk do isha gjendur përballë të gjitha gjërave që kanë ndodhur. Kam zgjedhur të eci me mendimin se çdo gjë ndodh për një arsye dhe është gjithmonë për mirë ajo që do vijë më mbrapa”, tha këngëtarja.

Pyetjes nëse e merr malli për Olsin, ajo tha se është krejt normale. “Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndihet mungesa, sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka momente që ndien edhe mall, bashkë me lëmshin e gjithë ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli. Por jam shumë mirë”.

You may also like ...